Scan barcode
A review by mrs_schwarz
Rrno vetëm për me tregue by At Zef Pllumi, At Zef Pllumi
5.0
Nê ketë çmenduni te pergjithshme të këtij populli të pèrdhunuem pèr mâ shume se 22 vjet, rrijshem tue mendue me vedi, zemerplasun: si asht e mundun të mendet krejt nji popull e mos te dale kush që me i thane: ndal! E pra, perveç njaj klike te vogel që i rrinte perreth, kurrkush nuk perfitonte ndonji gja te dukshme. E atehere, shka ishte keshtu? Te gjithe ishin te dejun, te shastisun mbas ketij njeriu. Ai tiran u kishte marre te gjithève lirine. I kishte zhburrnue ose, si i thone sot, u kishte hjeke personalitetin njerzor. Ua kishte nxjerre grate prej shtratit pèr me i çue ne zbor o ku te donte vete. Ua kishte marre fëmine e pasunine. U kishte hjeke deri kashaten e gojes e hjedhe ne mizerjen mâ te madhe qè mund te mendohej. I kishte shkepute jo vetèm nga kombi e githë bota, por edhe nga historia e vet e e mbare njerzimit! I kishte rrethue ne tel e nuk i lejonte me hì e as me dale, vetmue prej githe botès! Nuk i lente me geshe e as me kjâ. E athere shka ishin keta? Mund thirrej popull ky? Jo, nuk ishte popull, por nji tufë e paspjegueshme qeniesh te gjalla te pamend e pa vullnet.